Foshnja e braktisur ndërroi jetë, materniteti “Koço Gliozheni” publikon shkakun e vdekjes

Ka reaguar pas vdekjes së foshnjës materniteti “Koço Gliozheni”.
Në një njoftim për shtyp bëhet me dije se i mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 10:45 edhe pse stafi i spitalit ka bërë të pamundurën për të mbajtur në jetë foshnjën.
Nga ana tjetër, materniteti ka bërë publike gjithashtu edhe shkakun klinik që e ka detyuar të miturin të mos mbijetoi.
Diagnozat klinike:
- Lindje në term
- Lindje per vias vaginalis
- Hipotermi e thellë
- Politraumë
- Hemorragji pulmonare
- Insufiçience multiorganore
- Arrest kardiorespirator
Njoftimi nga materniteti “Koço Gliozheni”:
Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambjentet e një garazhi !
Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!
Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit!
Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!
Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023
Diagnozat klinike:
Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator
Falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Policinë e Shtetit si dhe të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur fuqimisht në betejën tonë për jetën, që fatkeqësisht këtë herë e humbëm!