FOTOLAJM/ Parulla kushtuar kryeministrit Rama, e krahasojnë me Esat Pashën
Një parullë është shpalosur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në parullën e vendosur në një nga mbikalimet në autostradë, shihet emri i kryeministrit Edi Rama që barazohet me Esat Pashë Toptanin.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme është shkruar emri i kryeministrit Rama, një shenjë barazimi dhe më pas është shkruar emri i Esat Toptanit.
Esat pashë Toptani ka qenë ushtarak i Ushtrisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, drejtues i Rrethimit të Shkodrës dhe kryeministër shqiptar.