“Garda ishte e armatosur”, PD paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Lindita Nikollas

PD do të bëjë kallëzim në SPAK ndaj kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre. Lajmi u bë publik nga Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Bardhi po ashtu tha se Nikolla kishte urdhëruar punonjësit e Gardës, që të ishin të armatosur gjatë seancës së sotme.
“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi.