GJKKO bën lëvizjen e fundit/ I dërgon me postë shkresën Berishës, njoftimi kthehet me nënshkrimin….

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar ditën e sotme nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin për Sali Berishën, pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Bëhet me dija nga burimet për media se njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Gjithashtu bëhet me dije se dëftesat e komunikimit u janë dërguar edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.