Gjykimi i Laert Haxhiut/ Kush është dëshmitari i fundit i thirrur nga SPAK (EMRI)

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në mungesë për Laert Haxhiun, i akuzuar për dy vrasje.
Sot, do të dëshmojë qytetari i fundit i thirrur nga SPAK, një qytetar nga Lushnja, i identifikuar si Arsen Xhuti.
Më pas, raporton gazetarja Anila Hoxha, pritet të procedohet me mbrojtjen e Laert Haxhisë, i cili që nga viti 2017 deri në 23 maj të këtij viti, konsiderohej si një nga pesë më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, në momentin e fundit, avokati mbrojtës ka paraqitur një prokurë, në të cilën kërkon të mos paraqitet në proces, pasi nuk ia ka dalë mbanë të marrë një prokurë përfaqësimi të ligjshme nga i arrestuari në Greqi, i cili gjendet në një burg të sigurisë së lartë.
Sipas mbrojtjes, kjo prokurë është lëshuar vetëm nga babai i Laert Haxhiut, ndërsa ai këmbëngul se duhet që këtë prokurë ta ketë edhe nga i akuzuari për dy vrasje, të kryera në qytetin e Lushnjës, në tetor të vitit 2017.
Bëhet me dije se Gjykata e Posaçme do të thërrasë sërish avokatin mbrojtës, i cili është gjobitur për mosparaqitje dhe mosrespektim të kërkesës së gjykatës, për të përfaqësuar klientin e tij./ Top Channel