Haklaj: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane! Ish-presidenti shumë afër ‘non gratës’

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane. Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër ‘non gratës’.

”Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës”,- tha Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.

“Emri i Berishës është me rëndësishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve. Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën”, -u shpreh Haklaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT