“Ik se më vrave, e kam krahun e thyer”/ Korreshi përplaset me Gardën: Të afrohet njeri të prekë me dorë, guxoni …

Ditën e sotme ka pasur tensione para Kryesisë së Kuvendit, teksa e pranishme ka qenë edhe Garda e Republikës.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të hyjnë brenda dhe kjo ka shkaktuar tension duke u përplasur fizikisht me gardën.

Mes tyre ka qenë dhe deputeti Saimir Korreshi, i cili edhe pse me krahun e lënduar, nuk ka denjuar të konfrontohet fizikisht.

Kujtojmë se Korreshi ka thyer krahun gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin Dancing with the Stars në Top Channel.

Pjesë nga debati, nga deputetët e opozitës:

-Kish e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?

-Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda

-Për ça i bën ato sy ashtu

-E ke personale ti mo, personale e keni, trim i madh ti

-Keni pirë raki ju?

-Është çmenduri

-Ik se më vrave, kam dorën e vrarë, ik ooo se më vrave

-Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT