“Ina filmoje, filmoje”/ Berisha porosi deputetes, Zhupa bën “gallatë” me kolegët: O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?!

Seanca e sotme plenare ka nisur me kaos në Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet me dije nga bruiemt për media se deputetë nga të dyja krahët politikë filmojnë njëri-tjetrit duke transmetuar pamjet live në rrjetet sociale, teksa kjo situatë nuk është aspak normale.

“Ina filmoje, filmoje. Bisedat e tyre do të dalin në Encro Chat”, i thotë Berisha midis të tjerash deputetes së Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Ina Zhupa ndërsa transmeton live kolegët socialist në Parlament, u thotë atyre se nuk rrinë dot pa karrige.

“Nuk rrinë dot pa karrige. Kurse Erioni bën punën e përgjuesit tim. Ky është Erion Braçe. Ja çfarë bëjnë. Transport karrigesh. Nuk rrinë dot pa karrige. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?”, pyet ajo Erion Braçen. “Ke dalë tre herë”, i përgjigjet ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT