Investigimi i BBC për financimet e Bashës/ Sula: E patë që edhe lekët e byrekut ia mori dikujt tjetër

Deputeti Dash Sula i ftuar në studion e News 24, u pyet edhe për investigimin e BBC në lidhje me lobimin e Lulzim Bashës nëpërmjet një kompanie ruse.

“Nuk do të dua ta marr seriozisht problemin e Bashës. Veprimet e tij në subkoshiencën e tij nuk e di pse i bën, veshjen si Zelenksi, byrekun, etj. Ndjej keqardhje për kolegët e mi. Nëse Dash Sula shikon interesat personale do të ishte rehat me Edi Ramën.

Jam i vetmi politikan i kësaj legjislature, që i kam dërguar shkresë nëse familjarët e mi mund të marrin Grande nga AZHB. Basha për mua është aut. Njeri i keqpërdorur. Basha nuk mban kurrë 10 mijë lekë në xhep. E patë, edhe për lekut e byrekut ia mori dikujt tjetër”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT