“Ishalla biem në një sektor, bëjmë muhabet”/ Djali i Breçanit porosit grupin: Plaku më ka thënë hiqni telefonat, po hapen ‘Sky’

Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga dosja hetimore e SPAK, që zbuloi një grup kriminal droge, pjesë e të cilit ishin dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie.

Në dosjen e siguruar nga mediat shfaqet dhe një bisedë e djalit të ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, (i arrestuar), që flet me trafikantë dhe iu sugjeron që të kenë kujdes se telefonat “Sky” po përgjohen. Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim, madje shpreson që nëse kapen si grup, të qëllojnë në sektor në burg që të bëjnë muhabet.

Nga përgjimet e zbardhura në aplikacionin ‘Sky’ në datën 8 janar 2021, zhvillohet një bisedë në grup mes Ismail Zenelit, Besmir Muratit, Eralbi Breçanit dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar.

Teksa flasin për një ngarkesë kokaine që pritet të kalojë nga Brazili, Eralbi Breçani u tregon anëtarëve të tjerë të grupit kriminal se po hante drekë me të atin Erzen Breçani. Djali i ish-policit i tregon bashkëfolësve se i ati i kishte dhënë instruksione si të ruhej, duke u bërë thirrje që t’i heqin telefonat pasi po përgjohen aplikacionet ‘sky’.

PËRGJIMET
Ismail Zeneli: 
Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.
*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, te muri në fund, dopio mur.
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
*D****P*, : Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
*D****P*: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT