“Jam e pamartuar, i dashuri…”/ Dëshmia e 30-vjeçares që braktisi foshnjën, çfarë u zbulua nga telefoni…

Detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Kujtojmë se një foshnjë e sapolindur është identifikuar nga banorët e pallatit, teksa është identifikuar dhe shoqëruar në polici nëna e foshnjës.

Sipas informacioneve për mediat bëhet me dije se 30-vjeçarja Egljanta Isufi dyshohet se e lindi beben e vetme në garazhin e pallatit. Më pas ajo u rikthye në shtëpinë e saj duke e lënë të porsalindurin në mëshirë të fatit.

Disa orë pas ngjarjes, autoritetet policore arritën të binin në gjurmët gruas që e solli djalin në jetë. 30-vjeçarja fillimisht e mohoi mëmësinë, por policia nuk u mjaftua vetëm më marrjen e saj në pyetje. Në komisariat u shoqërua edhe nëna e saj, që po ashtu fillimisht mohoi të kishte dijeni për ngjarjen. Verifikimi i telefonave celularë të nënë e bijë vërtetoi dyshimet e efektivëve. Nga ana tjetër 30-vjeçarja ka treguar se i dashuri i saj ndodhet jashtë shtetit.

Egljanta Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor mësohet se ka dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjen e vetme në garazhin e pallatit dhe pasi e braktisi u rikthye në banesë. Sa i takon babait të bebes ajo nuk ka dhënë ende asnjë detaj.

Ngjarja e rëndë u zbulua një ditë më parë në zonën e Yzberishtit, në kryeqytet, atëherë kur një banor i zonës dëgjoi të qarat e bebes së porsalindur. I sapolinduri u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT