Jamarbër Malltezi mbetet në burg! GJKKO merr vendimin për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” të vendosur ndaj tij.
GJKKO ka marrë të njëjtin vendim edhe për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili do qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për akzuat që rëndojnë ndaj tij.
Kujtojmë se Malltezi u arrestua disa javë më parë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimi ne kompleksit “Partizani. Për të njëjtën dosje hetimore, Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij.
Ish-kryeministri nuk e njeh vendimin e GJKKO-së dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme, por sot përmes avokatëve ai kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Njoftim per Shtyp:
Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.