Jo vetëm në Itali/ Moti i keq merr jetë në Francë e Belgjikë, vjeshta e “vështirë” në Evropë

Evropa Veripërëndimore është goditur nga stuhia “Ciarán”, e cila ka sjellë erëra të forta uragani në Francë, Ishujt Kanel dhe Anglinë jugore.

Deri më tani raporotohet se 4 persona kanë humbur jetën, dy në Francë e dy në Belgjikë, teksa më shumë se një milion njerëz kanë mbetur pa akses në energji elektrike. Po ashtu, qindra shkolla janë detyruar të mbyllen.

Në Francë, 1.2 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike për shkak të erërave me mbi 120 km/h (75 mph) dhe rrebesh me më shumë se 200 km/h (124 mph) goditën departamentin e Finistère në veriperëndim, sipas agjencisë meteorologjike të vendit Meteo-France.  Shpejtësia e erës theu disa rekorde lokale.

“Erërat shumë të dhunshme dhe stuhitë që ndoqën njëra-tjetrën gjatë gjithë natës ndikuan në rënien në tokë të shumë pemëve, degëve dhe linjave elektrike dhe telefonike në të gjithë rrjetin rrugor”, thuhet në një deklaratë nga qeveria Finistère.

Stuhia ka goditur gjithashtu Ishujt Britanikë dhe Ishujt Kanal, ku është vendosur alarmi i kuq. Në ishullin Jersey, të gjitha shkollat ​​dhe aeroporti u mbyllën, teksa në qarkun jugperëndimor të Cornëall, 8,500 njerëz ishin pa energji elektrike.

Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se kombinimi i erërave të forta dhe shiut përbën një “rrezik për jetën” nga mbeturinat fluturuese, pasi pemët dhe shtëpitë pritet të pësojnë dëme. Po ashtu, dallgët e mëdha mund të dëmtojnë rrugët dhe pronat bregdetare.

Stuhia Ciarán pason më pak se dy javë pas stuhisë Babet, e cila shkaktoi erëra të forta, reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të shpejta në pjesë të Skocisë dhe Anglisë veriore dhe qendrore, duke vrarë disa njerëz. Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po i bën disa stuhi më të shpeshta dhe më intensive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT