Jo vetëm Shëngjini/ Marrëveshja për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë: Një qendër e dytë do hapet në…

Italia dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e flukseve të emigrantëve, e cila u njoftua ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në vendin fqinj.

Meloni përmendi se në Shëngjin do të hapet një qendër pritkeke për refugjatët, të cilët do të qëndrojnë aty deri sa të vendoset nëse do ju pranohet kërkesa për azil. Por sipas marrëveshjes, qendra në Shëngjin nuk do jetë e vetmja pasi parahsikohet hapja e dy të tillave. Qendra tjetër do të jetë në Gjadër, dhe të dyja do mbajnë deri në 3000 refugjatë në muaj, ndërsa do të financohen nga Italia.

“Emigrantët, saktësohet, do të zbarkojnë në Shëngjin dhe Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë; në Gjader do të krijojë një strukturë modeli CPR ( qendër e përkohshme deri në marrjen e një vendimi) për procedurat pasuese.”– shkruajnë mediat italiane.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore i nënshkruar sot, sipas mediave italiane, nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në det, ku bëhet përjashtim për të miturit, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT