“Kanë marrë kishën dhe kalanë e Skënderbeut”, juristi: Ç’po ndodh në Kepin e Rodonit

Juristi Redi Ramaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhënia e pronësisë me disa tituj pronësie ka çuar në konfliktin e pronave në Kepin e Rodonit nga jugu në Veri.

Ai tha se konflikti në kepin e Rodonit është i ri, i lindur tani, pasi në 2008 kisha françeskane është bërë pronare e një sipërfaqeje të madhe tokë në Kepin e Rodonit, që përfshin edhe kishën dhe kalanë e Skënderbeut në atë zonë.

“Konfliktet gjyqësore që vetë shteti i ka lënë në këtë gjendje, dhënia e pronësisë me disa tituj pronësie kanë krijuat këtë situatë. Nuk gjendet rruga ligjore por ajo e dhunës.

Në këto kushte e vetmja zgjidhje është rruga e gjykatës. Jemi dëshmitarë që nga Veriu në Jug duan ta uzurpojnë gjithë bregdetin shqiptar në kurriz të pronarëve të vërtetë. Vetë Lame ka thënë që në regjistrin e kadastrës së Durrësit janë grisur faqe të dokumenteve”, tha juristi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT