Kaosi me karrige e tymuese në Kuvend/ BKH nis hetimet, socialistët gati për të përjashtuar deputetët e Berishës

Seanca e djeshme parlamentare u zhvillua mes kaosit, pasi deputetët e opozitës kthyen përmbys karriget dhe po ashtu, ndezën tymuese.

Për këtë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur hetimin, duke mbledhur edhe provat filmike për gjithçka që ndodhi dje në Kuvend.  Po ashtu, një hetim po zhvillohet edhe për përplaset e datës 19 tetor, ku sërish, opozitarët krijuan përplasje, duek bërë që seanca të shtyhej.

Në atë ditë, pati dhe akuza për dhunë fizike, pasi deputeti Vullnet Sina deklaroi se demokrati Bledjon Nallbati tentoi ta godiste me grusht, por ai e ndaloi. Për këtë rast, të dyja palët kanë bërë kallëzim penal në SPAK.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK ende nuk kanë dalë me një qëndrim, ndërkohë nga ana tjetër, Grupi i PS ka nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve që krijuan kaos në seacën e 2 nëntorit 2023.

Kujtojmë se deputetët e ish-kreyministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit kanë deklaruar se do bllokojnë çdo veprimtari të Kuvendit, deri sa Mazhoranca të pranojë ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT