Këngë e valle para Parlamentit grek/ Me flamuj kuqezi, shqiptarët “i vënë flakën” Athinës (VIDEO)

Shqiptarët në Athinë kanë dhënë spektakël mbrëmjen e djeshme para Parlamentit grek, teksa kanë festuar 28-29 Nëntorin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ata shihen duke kërcyer valle nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, e me flamujt kuq e zi mbi shpinë.

Kujtojmë se festat kombëtare të Shqipërisë janë festuar në disa shtete të botës, nga shqiptarët që jetojnë atje.

Në Londër festiemt janë shoqëruar me tensione, pasi policia tentoi t’i ndalonte dhe madje disa shqiptarë u arrestuan. E kundërta ka ndodhur në Nju Jork, SHBA, ku shqiptarë e amerikanë së bahsku kanë festuar nën ritmet e muzikës shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT