“Ku është ky se nuk e kam parë”/ Basha i përgjigjet thumbit të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore.
Sipas tij, Edi Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-s, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.
“Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha”, thuhet në reagimin e Bashës.
Rama ka ironizuar duke thënë se ka shumë kohë që nuk e ka parë Bashën se ku ndodhet. Po ashtu ka theksuar se Komisioni do të zhvillojë Reformën dhe nëse do të marrë 84 vota në sallë, atëherë do të kaloj.
Rama: Pyetja ime është, ku është ky? Mbase ishte edhe si një impuls i brendshëm nga një kujtesë që më sjell gjithmonë buzëqeshje kur dëgjoj këtë emër. Të thuash a do ta bësh këtë gjë me Bashën dhe të kërkosh, në rastin tim unë, se Çuçi mbase se njeh sa unë, i bie të marrë një angazhim që edhe mund të mos e mbajë dhe tjetri mund të mos shfaqet fare. Kjo është një shaka më shumë se gjysma e të vërtetës. Thelbi është ky. PD e bekuar si një e jashtëzakonshme për Shqipërinë kur lindi është katandisur në diçka që nuk e di. Është një histori unikale edhe ka emra që po e dimë që kanë një lidhje me emrin e PD. Pastaj s’dimë ca lidhje ka PD me këtë emër me atë emër. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e vet. Janë disa aspekte të saj që duhen prekur. Është një element që buron nga vendimi i GJK. Në këtë rast kemi një komision, se zgjedhim ne kush është ky kush është ai. Ai komision do bëjë reformën. Se kush është kush aty, mbase ndonjë ditë do e gjejnë vetë ata. Komisioni ka gjithë mundësinë që të na japë një propozim për draftin, pastaj do shohim sa vullnet do ketë në sallë. Nëse do ketë 84 vota do kalojë.