“Kur flas unë pusho!”, Berisha debat të ashpër me Ballën: Vodhe të dhënat e TIMS…

Sali Berisha ka debatuar me ministrin Taulant Balla brenda ambienteve të Kuvendit.

Berisha: Ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Nuk njeh asnjë kufi dhe moral. Është i akuzuar për vrasje.

Ndërhyn Balla…

Berisha: Kur flas unë pusho! Pusho të thashë. Ky është hajduti që vodhi të dhënat e TIMS-it. Të jesh i bindur që Komisioni do ndërtohet.

Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare duke lexuar projektligjet që do të hidhen në votim, deputetët e opozitës ndezën tymuese në sallë për të pamundësuar seancën. Nën thirrjet “turp, turp”, ata u përpoqën të parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm.

Në këtë moment, deputeti Saimir Korreshi ndezi një tymuese duke mbushur sallën me tym.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT