“Kush është ajo që mbyll derën”, Deputetët e PD hyjnë me forcë në zyrën e Lindita Nikollës (FOTO)

Deputetët e opozitës u mblodhën në pjesën derën e jashtme të sallës së Konferencës së Kryetarëve, duke tentuar që të futeshin brenda. Ndërsa stafi i Kuvendit pengoi hyrjen në sallë, deputeti Flamur Noka kërkoi një dokument ku ndalohej hyrja e deputetëve.
“Kush është ajo që mbyll derën”, bërtet Gazment Bardhi, ndërsa më pas deputetët e opozitës shtynë me forcë derën dhe e hapin atë, duke hyrë të gjithë në sallë, e cila në atë moment rezulton bosh.
“Hiqni Gardën nga aty”, kërkon Bardhi.
Raportohet se zyra në të cilën u futën deputetët ishte e kryeparlamentares Lindita Nikolla.