“Lindi Ditën e Flamurit si monument”/ Rama përkujton Adem Jasharin: Hero i Kombit

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e sotme datëlindjen e Heroit Kombëtar Adem Jashari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se Jashari erdhi në jetë Ditën e Flamurit si një monument. Kujtojmë se sot në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, kryen dhe homazhe me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit.”– shkruan Rama.
Më herët Rama u shfaq së bashku me homolgun e tij Albin Kurti në Vlorë, ku morën pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurin dhe kryen homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit.