“Më telefonoi dhe tha se po bliheshin vota”/ Zbardhet dëshmia e shefit të policisë në gjyqin e Belerit

Dëshmi të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore që po mbahet në GJKKO për kryebashkiaku ne zgjehdur të Himarës, Fredi Beleri.
Mes personave që kanë dëshmuar ditën e sotme, ishte dhe shefi i policisë në këtë bashki, Ermal Ajdini, i cili ka treguar se si nisi hetimi për Belerin. Ai tregon se personi që kishte informuar se Beleri po blinte vota sithe Arsen Rama.
“Në janar 2023 u emërova shef policie në Himarë dhe Arsen Ramën ma prezantuan kolegët. Në fund të muajt prill të 2023 më telefonoi Arsen Rama dhe më tha se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Nga verifikimet rezultoi që informacioni ishte i vërtetë. Pas kësaj, vura në dijeni eprorët e mi e më pas prokurorin. Ishte Arsen Rama ai që vendosi të bashkëpunojë me prokurorin.”– tha Ajdini.
Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.