Ndarja nga jeta e Zef Dedës, reagon për herë të parë djali i tij: Me dhimbje të thellë…

Julian Deda, djali i aktorit të humorit Zef Deda ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.

Aktori i njohur ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin Migjeni, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.

Homazhet do behen ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit’, shkruan Julian Deda në postimin e tij në “Instagram”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT