Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, çfarë tha Balluku në Komisionin e Ekonomisë

Segmenti rrugor Tiranë- Durrës pritet të zgjerohet.

Zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë se ky projekt është një ndër më të rëndësishmit për vitin e ardhshëm duke i dhënë zgjidhje trafikut dhe fluksit të qarkullimit në këtë nyje të rëndësishme rrugore.

Ndërkohë një projekt tjetër i rëndësishëm për infrastrukturën në vend është hapja e tunelit të Llogarasë në pranverë të vitit të ardhshëm. Sipas zv.kryeminstres kjo vepër do t’i japë një tjetër hov turizmit në jug të vendit.

Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra i gjatë dhe lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogarasë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT