“Nuk donte të fliste për problemet”/ Flet gazetari që intervistoi për herë të fundit Raphael Dwuamenën

Raphael Dwamena ndërroi jetë më 11 nëntor, teksa ishte duke bërë gjënë që ai donte më shumë në këtë jetë, të luante futboll.
Ai sakrifikoi jetën dhe sfidoi problemet e zemrës për të realizuar ëndrrën e tij, të cilën e jetoi deri në minutën e fundit.
Por Dwamena e donte edhe jetën shumë, dhe luante futboll me besimin se Zoti ishte gjihtmonë prabnë tij. I ftuar në “Shqipëria live”, ishte gazetari që e intervistoi për herë të fundit sulmuesin ganez, Gentjan Alinali, i cili ka thënë se në atë intervistë, Dwamena tregonte sa shumë donte të jetonte.
“Arriti të shënonte 3 gola në një ndeshje kundër Erzenit. E intervistova për rrjetet e mia sociale dhe kam publikuar vetëm një pjesë të kësaj interviste, e kam ende në telefon. Fillimisht kjo video u bë virale kur ai humbi jetën. Ai më ka treguar sa shumë e donte jetën dhe futbollin. Ai nuk shihte objektet, por vetëm pasionin dhe ëndrrat e mëdha që kishte. Ai thoshte ‘nuk kam frikë nga ky problem sepse kam Zotin me vete’. Ai nuk donte ta përmendte shumë, e anashkalonte, fliste me gjysëm zëri që në fakt e kishte penguar dhe madje nuk odnte ta pranonte që e kishte këtë problem.” -tha gazetari.