“Nuk është se nuk dua të shkoj”/ Sali Berisha tregon pse nuk është paraqitur në GJKKO: Do ua bëj gjyqin…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe për arsyet se përse ai vijon të mos paraqitet para gjykatës.
Berisha tha se ai dëshiron të shkojë në GJKKO, por nuk pranon një vendim të marrë nga mercenarë, duke shtuar se gjyqtarët që kanë marrë vendiemt për të, janë të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
“Sali Berisha do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi në botë. Nuk është se skam dëshirë për të shkuar. Do ua bëj gjyqin nga dera e gjykatës. Por nuk shkoj dhe nuk pranoj vendimin sepse tre mercenarë të urdhëruar nga Rama i marrin parlamentit pushtetin.
Beteja jonë është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin dhe shpresën e shqiptarëve. Shqiptarët largohen dhe ne sodisim këtë shkretim të tmerrshëm të vendit tonë, ndërkohë që ka potencialet më të jashtëzakonshme. Ikin se një shprese vrasës vret shpresë çdo sekond, çdo orë. Nuk do sodisim, të gjithë në betejë. Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten çfarë do të bëjmë kundër kësaj të keqeje kaq të madhe. Duhet të zhvarrisim pushtetin e Edi Ramës që të shpëtojë Shqipëria. Është një nga kryefrikacakët më të mëdhenj të këtij populli. Do ta rrëzojmë”, tha Berisha.