“O langaraq”/ Garda ndal grushtet mes deputetëve të PD: Legen, ta pres fytin (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme pas përfundmit të Komisionit për Çështjet Evropiane.
Duket se deputetët e Partisë Demokratike nuk e kanë konfliktin vetëm me ata të mazhorancës por edhe mes tyre.
Së fundmi, deputetët Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip të dy deputetët u shfaqen teksa shkëmbejnë ofendime teksa Çollakun që i drejtohet me cilësimet “langaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.
Në pamje shihet gjithashtu edhe momenti kur deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij, pasi ai iu drejtua me fjalët “ta pres fytin”, ndërsa e ka qëlluar me dosje në pjesën e poshtme.
Vlen të përmedet se është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës që konflikti të mos degadonte më tej.
Pjesë nga debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Sula: O udhëheqës i madh.
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je.
Sula: Ta pres fytin unë.
Çollaku: Do bëj kallëzim penal, Servil, legen.
Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde.
Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.