Për çfarë u pyet? Baftjar Zeqaj del nga SPAK, deklarata e ish-kryebashkiakut të Fierit

Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar për disa minuta mesditën e sotme.
Nuk dihet ende se përse Zeqaj është thirrur në SPAK, teksa ai vetë nuk ka folur pasi ka dalë nga godina, por u shpreh vetëm duke thënë: “Nuk ka lajm!”
Kujtojmë që emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve. Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.