Përfundon seanca plenare nga tymueset, Berisha e konfirmon: Ne do të vijojmë, kërkoj nga qytetarët…

Ka folur ditën e sotme pas seancës plenare ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ka kërkuar solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve, teksa ka konfirmuar se kjo prishje rendi do të vijoj.
“Ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe çdo vendi të lirë. Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës, mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin e Edi Ramës. Përsëri vijon kolapsi i plotë dhe asgjesismi i pluralizmit në Parlamentit.
Ne do të vazhdojmë me vendosmëri por kërkojmë solidaritetin dhe mbështetjen tuaj. Unë kam besim të plotë që kjo betejë do të fitohet.”- tha Berisha