Përse foli Malltezi? SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të dhëndrit të Berishës nga qelia

Prokuroria e Posaçme duket se nuk është dakord me lirimin nga qelia e Jamarbër Malltezit.
Ditën e sotme SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të Jamarbër Malltezit nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lirojë nga burgu Jamarbër Malltezin, duke zbutur masën nga “arrest në burg”, në “arrest në shtëpi”.
Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me të.
Nga ana tjetër një postim i bërë në rrjetet sociale nga Jamarbër Malltezi pas lirimit nga burgu, ka çuar SPAK të kryejë verifikime, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër te tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnje person është duke u respektuar apo jo.