Protestë në Drashovicë, banorët kundërshtojnë marrjen e ujit të Vlorës për Himarën

Banorë të zonës së lumit të Vlorës janë organizuar në një tubim në qendër të fshatit Drashovicë.

Ata kanë bllokuar  rrugën në shenjë proteste kundër marrjes se ujit të Shushicës, duke e devijuar në drejtime të ndryshme, për të furnizuar me ujë zona bregdetare.

Banorët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të turizmit bregdetar, por kurrsesi nuk mund të mbeten ata pa ujë.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe ambientalistë nga Tirana e Vlora.

Ambientalisti Sazan Guri, u shpreh se qeveria mund të shfrytëzojë ujërat e Borshit që sipas tij derdhen kot dhe s’mund të lërë banorët e Lumit të Vlorës pa ujë.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve  asnjë reagim nuk ka ardhur  për ndalimin e asaj që ata e quajtën edhe  masakër natyrore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT