Pse e pranuat kërkesën për ta ndihmuar Italinë me refugjatët? Ja si përgjigjet Rama për mediat italiane

Kryeministri Edi Rama ka dhënënjë intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, për të folur mbi marrëveshjen e arritur së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

I pyetur nga gazetari, se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, Rama zgjodhi të përgjigjej me pyetje. Që në krye të herës, Rama u kujdes të theksonte se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.

“Unë përgjigjem me një pyetje retorike. Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri. Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu. Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale. Gjatë këtyre viteve ne kemi patur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera europiane, por kemi thënë gjithmonë jo.”– tha Rama.

Gazetari: “Nga Franca, Spanja, Gjermania?”

Edi Rama: “Nuk po përmend asnjë, sepse nuk do ishte e drejtë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT