Rithemelimi do vijojë me skenarin e dhunës dhe kaosit të enjten! Korreshi: Nuk përjashtohet…

Grupimi i Sali Berishës do të shkojë me të njëjtin skenar për të përsëritur skena dhune dhe kaosi në seancën plenare të kësaj të enjteje.
Deputeti Saimir Korreshi është shprehur se nuk përjashtohet as greva e urisë.
“Ne do jemi të vendosur të imponohemi për të drejtat legjitime. Mund të jetë edhe greva e urisë.
Është akt ekstrem por mund të ndodhë. Do jem një nga të parët nëse do bëhet”, tha Korreshi ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv.