Seancë në kushte të jashtëzakonshme/ Tymuese në Kuvend dhe karrige të përmbysura, Nikolla kërkon ndërhyrjen e Gardës

Një situatë aspak e zakonshme është duke ndodhur në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputet të opozitës kanë përmbysur karriget dhe kanë ndezur tymuese në Kuvend, duke e bërë kështu që seanca të mbahet në kushte të jashtëzakonshme dhe aspak normale.
Kjo ka bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të kërkoj menjëherë ndërhyrjen e Gardës së Republikës për të qetësuar situatën.
Nikolla: Garda merrni masa
Berisha: Jo, jo nuk preken
Ndërkohë nga ana tjetër palët e mazhorancës e kanë vijuar seancën me miratimin apo kundërshtimin e disa ligjeve të cilat ishin në rend dite.