Shqipëria ndihmë Italisë për krizën e refugjatëve/ Rama: Nuk do e bënim për asnjë vend tjetër të BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Italia, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes vendit tonë dhe Italisë për çështjen e emigracionit të paligjshëm.

Referuar qendrës për pritjen e refugjatëve që pritet të hapet në Shëngjin, Rama tha se Shqipëria e ka për detyrë të ndimhojë vendin fqinj, pasi sipas tij, Italia ka dhënë shumë për shqiptarët. Më tej, Rama u shpreh se këtë marrëveshje, Shqipëria nuk do të pranonte të firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por raportet me Italinë janë krejt të tjera.

Ishte kryeminsitrja Giorgia Meloni ajo që dha lajmin, se në Shëngjin do hapet një qendër për pritjen e refugjatëve, me financim nga Italia. Sipas Melonit, refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona deri sa të seleksionohen, nëse duhet pranuar apo jo kerkesa, ndërsa fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona.

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botë si evropian. Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë ven tjetër apo shtet të BE, me gjithë respekton, sepse ka një ndryshim historik dhe kulturor dhe gjithashtu emocione që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi. Në këtë rast do të thotë për të  ndihmuar  dhe menaxhuar  një situatë, që është e vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në atë që quhet “Mallkimi për Italinë”, sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Itali dhe BE, por kur behët fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjerat dhe mbi këtë ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për zgjidhjen, por mendojmë se kemi angazhimin dhe kapacitetin për të dhënë një ndihmë. Ky protokoll është diskutim i gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj në luftën e dytë botërore”,  tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT