“Të gjithë e duan Kombëtaren!” Pa kaluar 24 orë, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe

Duket se suksesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka bërë që të gjithë të duan t’i ndjekin nga afër ndeshjet e kuqezinjve, duke bërë që bilet e ndeshjes me Ishujt Faroe të “avullojnë”.

Teksa nuk kanë kaluar as 24 orë nga dalja e tyre në treg, tashmë në faqen online të federatës nuk ka mbetur asnjë biletë në shitje.  Ashtu si në ndeshjen ndaj Polonisë dhe Republikës Çeke, pritet që më 20 nëntor, Arena Komëbtare të jetë e mbushur plot e përplot, pavarësisht çmimit të biletave, ku më e lira ishte 3000 lekë, sektori pas porte, dhe më e shtrenjta 8000 lekë.

Interesi i madh u vu re dhe në ndeshjen me Bullgarinë, ku edhe aty stadiumi ishte thuajse plot, edhe pse ishte një miqësore.

Aktualisht, e renditur në Grupin E, Shqipëria e Sylvinhos mban vendin e parë dhe i duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht një biletë për në Gjermani.

Më datë 17 nëntor, kuqezinjtë luajnë në transfertë ndaj Moldavisë ndërsa tre ditë më pas presin Ishujt Faroe në Arenë, sfidë e cila siç u theksua edhe më lart pritet të kthehet në një festë të madhe për atë që pritet të jetë kualifikimi i dytë për Shqipërinë në finalen e një eventi madhor si Europiani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT