“Të gjithë kemi pasaporta bullgare por jemi shqiptarë, goranët: Na detyron varfëria

Për shkak të nivelit të jetesës, mungesës së infrastrukturës, 9 fshatrat ku jetojnë Goranët në Kukës janë lënë në mëshirë të fatit, pa valë telefoni, pa internet, pa rrugë. E vetmja mundësi e tyre është Kosova, së cilës i drejtohen për ndihmë mjekësore e prej saj arrijnë të marrin internetin të cilin e përdorin për të komunikuar me fëmijët që kanë emigruar.

Rruga nga Kukësi në Zapod, gjarpëron mes maleve në një terren të vështirë, e pa shtruar e në mungesë të plotë mirëmbajtjeje. Në skaj të saj janë të dukshme hidrocentralet, plot 7 të tilla, prej të cilave banorët thonë se nuk kanë përfituar asgjë. Sa më shumë i afrohesh fshatit të parë, Orgjostit, aq më e qartë bëhet pasqyra e një zone të harruar.

Pakishti, është pjesë e këtyre fshatrave ku jetojnë goranët, të cilët ndër breza kanë dalluar si njerëz të arsimuar e punëtorë, janë integruar në komunitet por kanë ruajtuar gjuhën vetëm në të folur dhe traditat e tyre. Në këtë fshat ka vetëm të moshuar. Ata jetojnë të vetmuar pas largimit të fëmijëve nëemigracion.

“Në zonën e Gorës të gjithë që kanë aplikuar janë pajisur me pasaportë” u shpreh banori, Mevlut Hoxha

Goranët pohojnë për Inside Story se të paktën 5 breza kanë lindur e janë rritur në këtë vend, i kanë shërbyer Shqipërisë e për këtë ata deklarohen shqiptarë.

“4-5 breza në tokën shqiptare, ne jemi autoktonë, jemi shqiptarë, fakti jam shtetas shqiptarë. i jam përgjigjur shtetit shqiptar dhe do ti përgjigjem.. ma jep të drejtën Kushtetuta të mbaj dyshtetësi, janë ministra deputetë mbajnë nga dy pasaporta e të mos mbajnë fëmijët tanë nga dy pasaporta.” u shpreh banori, Mevlut Hoxha

Mbi 60% e fshatit janë pajisur me pasportë bullgare, e një pjesë janë në pritje.Kryesisht, shkaqet ekonomike janë arsyeja kryesore e aplikimit dhe pajisjes së tyre me pasaporta bullgare.

Ky është dokumenti që merret pas aplikimit dhe me të cilin tërhiqet pasaporta bullgare.

Inside Story/ “Të gjithë kemi pasaporta bullgare por jemi shqiptarë, goranët: Na detyron varfëriaPër shkak të nivelit të jetesës, mungesës së infrastrukturës, 9 fshatrat ku jetojnë Goranët në Kukës janë lënë në mëshirë të fatit, pa valë telefoni, pa internet, pa rrugë. E vetmja mundësi e tyre është Kosova, së cilës i drejtohen për ndihmë mjekësore e prej saj arrijnë të marrin internetin të cilin e përdorin për të komunikuar me fëmijët që kanë emigruar.Rruga nga Kukësi në Zapod, gjarpëron mes maleve në një terren të vështirë, e pa shtruar e në mungesë të plotë mirëmbajtjeje. Në skaj të saj janë të dukshme hidrocentralet, plot 7 të tilla, prej të cilave banorët thonë se nuk kanë përfituar asgjë. Sa më shumë i afrohesh fshatit të parë, Orgjostit, aq më e qartë bëhet pasqyra e një zone të harruar.Pakishti, është pjesë e këtyre fshatrave ku jetojnë goranët, të cilët ndër breza kanë dalluar si njerëz të arsimuar e punëtorë, janë integruar në komunitet por kanë ruajtuar gjuhën vetëm në të folur dhe traditat e tyre. Në këtë fshat ka vetëm të moshuar. Ata jetojnë të vetmuar pas largimit të fëmijëve nëemigracion.“Në zonën e Gorës të gjithë që kanë aplikuar janë pajisur me pasaportë” u shpreh banori, Mevlut HoxhaGoranët pohojnë për Inside Story se të paktën 5 breza kanë lindur e janë rritur në këtë vend, i kanë shërbyer Shqipërisë e për këtë ata deklarohen shqiptarë.“4-5 breza në tokën shqiptare, ne jemi autoktonë, jemi shqiptarë, fakti jam shtetas shqiptarë. i jam përgjigjur shtetit shqiptar dhe do ti përgjigjem.. ma jep të drejtën Kushtetuta të mbaj dyshtetësi, janë ministra deputetë mbajnë nga dy pasaporta e të mos mbajnë fëmijët tanë nga dy pasaporta.” u shpreh banori, Mevlut HoxhaMbi 60% e fshatit janë pajisur me pasportë bullgare, e një pjesë janë në pritje.Kryesisht, shkaqet ekonomike janë arsyeja kryesore e aplikimit dhe pajisjes së tyre me pasaporta bullgare.Ky është dokumenti që merret pas aplikimit dhe me të cilin tërhiqet pasaporta bullgare

Posted by Inside Story në Top Channel on Wednesday, November 1, 2023

Back to top button
LAJMET E FUNDIT