“Turp të keni, silleni korridoreve”/ KAOS në Kryesinë e Kuvendit, deputetët e opozitës “gardh” në dyert e sallave

Vijojnë përplasjet në godinën e Kryesisë së Kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhirancës.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe ambientet e tjera në selinë e Kuvendit për të mos lejuar zhvillimin e mbledhjes, ku pritet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.

Teksa kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.

“Më keni përjashtuar pra, turp të keni ju që silleni korridoreve”, iu drejtua Dhurata Çupi, Bledi Çuçit.

Më herët edhe kreu i Grupit Parlamenatr të PD, Gazmend Barhdi ëhstë përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke i kërkuar shpjegime se përse u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.

Deputetët që mbështesin Bardhin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha kanë vendosur të protestojnë duke bllokuar çdo aktivitetët të Kuvendit, për shkak të përjashtimit të 23 deputetëve opozitarë, si dhe mospranimit nga PS për ngritjen e Komsioneve Hetimor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT