U masakrua nga qeni pitbull, ndërron jetë i moshuari në Spitalin e Durrësit

Ka ndërruar jetë në spital 84-vjeçari, i cili u kafshua ditë më parë nga 1 qen pitbull.
I moshuari u sulmua pasditen e 2 nëntorit në lagjen 13 në Durrës, ku dhe ai banon.
Ngjarja, sa e rëndë, aq dhe e frikshme që zgjon dhe një alarm social, u shënua në një nga rrugicat tek sektori hekurudha në Durrës, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen pit-bull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.
Halil Basha ndodhej në spital dhe po merrte mjekim pasi kishte plagë të rënda në kokë dhe trup.
Ka qenë ora 13.30 minuta e 2 nëntorit kur qeni i racës pit –bull ka dalë nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe ka sulmuar e kafshuar të moshuarin.
Një fiqnje ka treguar se ka parë qenin e bardhë i cili kishte shtrirë në tokë të moshuarin dhe po e kafshonte në kokë dhe trup. Në ndihmë të moshuarit ka shkuar një grua e cila gjendej aty me makinë gri. Pasi është ndalur ka goditur qenin, duke e larguar. Më pas është telefonuar policia dhe ambulanca.
Fqinja më pas ka shkuar në banesën e nipit të të moshuarit duke dhënë atij kapelen dhe dhëmbët e xhaxhait të tij, Halil Basha.