“Unë do t’i bëj gjyq publik”/ Për çfarë i paralajmëroi Berisha deputetët e tij në mbledhje

Janë zbardhur diskutimet e zhvilluara pasditen e sotme në mbledhjen me dyer të mbyllura të deputetëve të “Rithemelimit”.
Në fjalën e tij, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka përgëzuar deputetët për aksionin në Kuvend, por ka theksuar se dueht të bëjnë kujdes që të mos përjashtohen, e mbi të gjitha ka dhënë porosi që të mos përjashtohet Gazment Bardhi.
“Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëjë jehonë në shumë media ndërkombëtare. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes me përjashtimet.
Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’i bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij.”- tha Berisha.