Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, reagon Federata e Ganës: Raphael përfaqësoi…

Federata e Futbollit të Ganës ka reaguar pas vdekjes në fushën e lojës në Rrogozhinë të futbollistit Raphael Dwamena.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, Federata shkruan se Raphael përfaqësoi Ganën me gjithë zemër dhe pagoi detyrimet e tij ndaj vendit. Ata gjithashtu i shprehin ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për humbjen e 28-vjeçarit.

Lojtari ndërroi jetë ditën e sotme teksa ishte duke u luajtur ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit. 28-vjeçari prej kohësh vuante nga probleme të zemrës, teksa në zemër kishte dhe një defibrilator.

Reagimi i Federatës së Futbollit të Ganës:

Mendimet tona janë me familjen e Raphael Dwamena në këtë kohë të vështirë. Raphael përfaqësoi Ganën me gjithë zemër dhe pagoi detyrimet e tij ndaj vendit deri në vdekjen e tij fatkeqe. Do të na mungojë përgjithmonë për përkushtimin e tij në Kombëtaren tonë.

U prehsh në paqe!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT