VIDEO/ Ervin Salianji ndez tymuese blu në mes të Kuvendit, punonjësi i Gardës ia merr nga dora

Deputetët e opozitës shkaktuan sërish kaos në seancën e sotme plenare, duke kthyer përmbys karriget e deputetëve të mazhorancës.

Megjithatë, këtë herë socialistët nuk dolën nga salla duke vazhduar punimet me rendin e ditës. Teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ishte duke lexuar projektiligjet që u votuan vetëm me votat e deputetëve të PS, Ervin Salianji ka dalë para foltores, duke ndezur një tymuese ngjyrë blu.

Ai e ka provuar dy herë, teksa ky është dhe momenti kur një pjesëtar i gardës ia heq nga dora. Pas mbylljes së rendit të ditës, Nikolla e ka mbyllur seancën.

Deputetët demokratë kanë paralajmëruar se do të bllokojnë çdo aktivitet të Kuvendit, deri sa PS të pranojë ngritjen e Komisioneve Hetimore. Ky akion i opozitës është parë tashmë në disa seanca, e po ashtu edhe ditën e djeshme ku bllokuan disa komisione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT