VIDEO/ Protestuesit duartrokasin arrestimin e Majlinda Dehimës: Një edukatore e tmerrshme

Të shumtë janë qytetarët, të cilët pasditen e sotme janë mbledhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke protestuar para Ministrisë së Arsimit për rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja.
Ata kanë pritur me duartrokitje lajmin se edukatroja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa shprehen se të gjithë qytetarët duhet të reflektojnë pas këtij rasti të rëndë.
Qytetarët shihen me pankarta në duar duke bërë thirrje kundër dhunës, e po ashtu këkrojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit ,për të mbajtur përgjegjësi për faktin që kopshti lejohej të funksiononte edhe pse ishte i palicensuar.
“I bëjmë thirrje vetes tonë, të jemi më pak të dhunshëm. Është një edukate e tmerrshme që epo e kalojmë brezin e ri. Duhet të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit, hallka më e lartë që drejton. Duhet të vijë ky moment për kulturën tonë qytetare”, tha një protestuese.