VIDEO/ Punimet në tunelin e Murrizit, Rama: Me pak durim lidhja e Dibrës me Tiranën do jetë më e shpejtë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim të punimeve në tunelin e Murrizit në rrugën e Arbrit.

Ai shkruan se kanë mbetur edhe 100 metra të fundit ku duhet të kryhen punime për hapur më pas tunelin, por shtoi se për shkak të gjeologjisë problematike, puna po ecën me hapa të ngadaltë.

Kreu i qeverisë shkruan se puna vijon pa pushim për të bërë më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën.

”Ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit …

Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT