VIDEO/ Rakip Suli duke buzëqeshur shkon në SPAK: Ditë e bukur sot…

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Suli ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se kryetari i bashkisë së Kamzës do të japë shpjegime për dy kallëzimë të depozituar në prokurori. I pari ka të bëjë me dëshmpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderin e pastrimin e qytetit.
Para se të futej në ambientet e SPAK, Suli ka thënë para gazetarëve: Ditë e bukur sot!