Video/ Salla e Parlamentit mbushet me tym, momenti kur deputetët e opozitës ndezin flakadanët

Deputeti i PD, Saimir Korreshi është përjashtuar nga seanca e ditës së sotme për shkak se ka ndezur tymuese në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit, duke i kërkuar të largohet nga salla. “Zoti Korreshi jeni i perjashtuar nga seanca, keni shkelur nenin 65! Garda merrni mesa” u shpreh Lindita Nikolla.

Ndërkohë që gardistët kane tentuar te marrin tymueset e ndezura, deputetet demokrat i kane penguar te afrohen.

Nga ana tjeter salla e Kuvendit eshte mbushur me tym, nderkohe qe socialistet nuk jane terhequr dhe kane vijuar te disktuojne projektligjet ne Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT