VIDEO/ Tensione në Kuvend! Korreshi ndez tymuese, salla mbulohet nga tymi

Edhe kjo seancë seanca plenare ka nisur e tensionuar në sallë. Ashtu si edhe më parë, deputetë të Foltores kanë hyrë në sallë më herët se orari zyrtar duke kthyer përmbys karriget.

Sakaq në nisje të seancës, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese duke vështirësuar qëndrimin në sallë, pasi është mbushur me tym.

Ndërsa Lindita Nikolla nisi seancën, kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.

Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.

Nikolla: Garda merrni masa

Berisha: Jo, jo nuk preken

Back to top button
LAJMET E FUNDIT