VIDEO/ Vladimir Putin ka kryer botoks? Presidenti shfaqet me një pamje ndryshe

Vladimir Putin është një nga njerëzit më të fuqishëm në botë dhe nuk ëhstë e vështirë që të marrë vëmendjen e mediave.
Megjithatë, së fundmi ai ësHtë bërë viral në mediat sociale, dhe kryefjalë është sërish paraqitja e tij. Këtë herë, shumë njerëz kanë hedhur dyshime se presidenti ka kryer operacione plastike në fytyrën e tij.
Një video e fundit tregon Putin ndryshe nga herët e tjera, me mollëza më të plotë dhe në vështirësi për të buzëqeshur.
Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se presidenti rus është shumë i kujdesshëm për pamjen e tij dhe se shpesh bën botoks për t’u dukur më i ri. Rezultati i fundit nuk duket i suksesshëm pasi mollëza duket shumë e fryrë dhe bie në sy. Në fakt, ndjekësit në rrjetet sociale po pyesin nëse është vetë Putini apo një i maskuar si ai.
Putin shpesh është bërë temë diskutimi, duke pasur aludime se ai është sëmurë, apo edhe se përdor një sozi në disa nga daljet e tij në publik. Megjithatë, ashtu si ky rast, të gjitha mbeten aludime.