VIDEO/ Zef Deda përcillet me duartrokitje në banesën e tij të fundit!

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e një dite më parë duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura te publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari. Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Në homazhe ishin të pranishëm miq, familjarë, kolegë e të afërm. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi u nis për në meshë dhe më pas aktori u përcoll për në banesën e fundit. Djali i tij, Jul Deda ka bërë një fjalim emocionues gjatë homazheve në teatrin “Migjeni” dhe më pas Zef Deda përcillet me duartrokitje në banesën e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT