Vrasja e Ardian Nikulajt/ Maroku i dorëzon Shqipërisë telefonin e “killerit” portugez

Autoritetet marokene i kanë dërguar homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësin Edmond Haxhia, do u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Saraiva u arrestua në Marok më 8 maj, teksa ende nuk ëhstë bërë ekstradimi i tij, pasi Maroku i ka  kërkuar palës shqiptare prova shtesë për të plotësuar kërkesën. Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet sjellja e portugezit në Shqipëri.

Për këtë ngjarje kriminale, janë arrestuar në Britani të Madhe pjesa tjetër e grupit, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Vrasja e Nikulajt ndodhi 19 prillin e këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin, teksa shkak dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT